Kreu i PDK- së, Memli Krasniqi ka reaguar ndaj vendimit të speciales e cila ia ndaloi ish- Presidentit Thaçi pjesëmarrjen më ceremonin e varrimit të babait të tij. “Refuzimi i kërkesës së Presidentit Thaçi nga Dhomat e Specializuara për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij është jo i drejtë dhe i papranueshëm. Ajo që po ndodh sot nuk ka lidhje me drejtësi, por me diskriminim. Nuk është ligj, por arbitraritet. Nuk është siguri, por çnjerëzi. Një Gjykatë ku drejtësia harron njeriun është një Gjykatë që ka humbur rrugën e saj. Drejtësia pa ndjeshmëri është vetëm një mekanizëm i ftohtë, i pajetë, që nuk shërben as qytetarin, as shoqërinë. Historia nuk do të harrojë, thuhet në reagimin e Krasniqit.
Krasniqi i reagon Speciales

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!