Në fshatin Mjak të komunës së Vitisë, Policia ka ndaluar një automjet transportues me targa vendore i cili drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur sasi të konsiderueshme mallrash komerciale për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përkatës, rreth 108 kuti me këpucë të llojeve të ndryshme si dhe rreth 100 komplete veshje sportive. Automjeti dhe malli janë konfiskuar ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Kontrabandë më këpucë dhe veshje sportive

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!