Konjufca takon përfaqësuesit e partive politike, nuk marrin pjesë liderët kryesor

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka nisur takimin me kryetarë dhe përfaqësues të partive politike në Kuvenbdin e Kosovës.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Ai i ftoi ata për të diskutuar për përgatitjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Nga partitë shqiptare liderët e partive nuk kanë shkuar, por aty shkuan Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, Uran Ismaili nga PDK, Doarsa Kica-Xhelili dhe Muharrem Nitaj nga AAK.

Ndërkaq, nga partitë e komunitetit joshumicë u panë kryetarët e subjekteve që përfaqësojnë.

Në takim janë kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damka, kryetari i partisë Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Elbert Krasniqi, kryetarja e Bashkimit Socialdemokrat, Duda Balje, kryetari i Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha, Kryetari i Partisë së Romëve të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli, kreytari i Partisë Liberiane Egjiptiane, Rasim Demiri nga Koalicioni Vakat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *