Konjufca shkon për ngushëllime në Burojë, e lartëson figurën e Haxhi Thaçit

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka shkuar sot për ngushëllime në familjen Thaçi.  Konjufca pas të pames, u nënshkrua edhe në librin e zisë. Ai tha se Haxhi Thaçi e inspiroi me patriotizëm Hashim Thaçin. “Të gjithë e kemi njohur si patriot të madh, plak të urtë. E ka ushqyer me patriotizëm familjen e vetë, dhe gjithë këtë pjesë të Drenicës. Mbi të gjitha e ka frymëzuar me patriotizëm djalin e tij Hashim Thaçin që ishte president i Kosovës, dhe bartës i shumë proceseve në të cilat kemi kaluar. 

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Edhe gjatë viteve 90 prej lëvizjes studentore, e deri te në krye të UÇK-së. Bashkë me bashkëveprimtarët e tij, të cilët po e mbrojnë kauzën në Hagë, me bacin Jakup, me Rexhep Selimin, me Kadri Veselin, kanë qenë në krye të UÇK-së, falë të cilës erdhi liria. Kjo nuk do të ndodhte pa inspirimin e frymëzimin që e kemi prej prindërve tanë, ashtu siç Thaçi e ka pasur prej bacit Haxhi”, ka shkruar Konjufca në librin e zisë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *