Konjufca: Më 24 mars kumboi fuqishëm thirrja e lirisë

Me rastin e 24 marsit, përvjetorit të bombardimeve të NATO-s, kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se më 24 mars 1998 kumboi fuqishëm thirrja e lirisë, që u bë frymëzim për të gjithë popullin shqiptar e në mbarë Kosovën.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

“Këtu e 27 vite më parë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës do të zhvillonte një betejë të lavdishme frontale përballë forcave pushtuese të Serbisë, të cilën e përkujtojmë si Epopeja e Dukagjinit. Forcat e armikut e rrethuan Gllogjanin më 24 mars 1998, duke synuar që ta thyejnë atë vatër të rezistencës frymëzuese. Trimëria, vendosmëria dhe gatishmëria për të luftuar deri në fund i dha mesazhin e qartë Serbinë okupatore se asnjë rrethim nuk do të mund ta shuante përpjekjen për liri”, ka shkruar Konjufca. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *