Katër të arrestuar në Prizren, në mesin e tyre një kolonel i Policisë

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), ka realizuar sot një aksion,i cili ka përfshirë bastisjen e katër lokacioneve në Prizren dhe arrestimin e katër personave të dyshuar. 

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Një nga personat e arrestuar është një zyrtar i lartë policor, me gradën kolonel, i cili dyshohet për përfshirje në veprat penale të detyrimit dhe shmangies nga tatimi, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Hetuesit e IPK-së janë duke vazhduar hetimet në terren dhe po mbledhin prova të rëndësishme për të zbardhur plotësisht rastin.

Në kuadër të procedurës administrative, IPK ka rekomanduar suspendimin e kolonelit të arrestuar, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për të siguruar provat përfundimtare.

Njoftimi:

KOMUNIKATË E PËRBASHKËT PËR MEDIA NGA PROKURORIA E PRIZRENIT DHE IPK

Prizren, 04 Gusht 2025 – Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), ka ndërmarrë sot një aksion të koordinuar, që ka rezultuar me bastisjen e katër lokacioneve në Prizren dhe arrestimin e katër personave të dyshuar.

Ky aksion është rezultat i një hetimi disa mujor, i cili është zhvilluar me profesionalizëm dhe përkushtim nga hetuesit e IPK-së në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Në mesin e personave të arrestuar gjendet edhe një zyrtar i lartë policor me gradën kolonel, ndaj të cilëve ekziston dyshimi i arsyeshëm për përfshirje në veprat penale të detyrimit dhe shmangies nga tatimi, të sanksionuara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Aktualisht, hetuesit e IPK-së, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren, janë duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve të tjera hetimore në terren, në funksion të zbardhjes së plotë të çështjes dhe grumbullimit të provave relevante.

Gjithashtu IPK, si pjesë e procedurës administrative ka rekomanduar suspendimin e kolonelit policor.

Institucionet e zbatimit të ligjit mbeten të përkushtuara në bashkëpunim ndërinstitucional dhe të vendosura në luftën kundër çfarëdo forme të krimit, përfshirë edhe atë të kryer nga zyrtarë publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *