Kapet drogë në vlerë 15 mijë euro, arrestohen 4 persona

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – pas një pune operative kanë ndaluar një automjet të dyshuar në magjistralen Prishtinë- Podujevë në të cilën ndodheshin 2 të dyshuarit meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollimit të veturës është gjetur një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 10.4 gram, personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor. Operacioni policor ka vazhduar tutje për identifikimin e veturës së dytë të dyshuar dhe personave të tjerë të përfshirë në rast dy të dyshuarit meshkuj kosovarë të cilët përkundër tentativës për të ikur dhe pas hedhjes së substancës narkotike në tokë në sasi prej  420.2 gram të njëjtit janë arrestuar nga hetuesit policor. 

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Në lidhje me  rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe në konsultim me të njëjtin hetuesit policor kanë kryer kontroll në banesën të cilën e kanë shfrytëzuar të dyshuarit janë gjetur : 

•Një paketim me bari të gjelbër e dyshuar për narkotik të llojit marihuanë me peshë 1063.8 gram, 

•Një qese me bari të gjelbër e dyshuar për narkotik të llojit marihuanë me peshë 31.8 gram,

•Sasi e pluhurit ngjyrë të bardhë e dyshuar për narkotik të llojit kokainë me peshë 22.6 gram dhe 

•3 -peshore digjitale.

Vlera e substancës narkotike e shitjes parashihet të jetë rreth 15 mijë euro. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *