Kapen 32 kg drogë në veturen me targa serbe

Screenshot

Gjatë një operacioni të policisë në veriun e Mitrovicës, në një automjet me targa serbe i markës Mercedes A-Class, në pjesën e poshtme të tij është gjetur një rezervuar i shtuar metalik, me përmasa 160×97 cm dhe thellësi 25 cm, i cili dyshohej të mbante substanca narkotike.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Pas hapjes së rezervuarit, janë gjetur gjithsej 30 pako të mbështjella me folie transparente, që përmbanin substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. Pesha totale e sasisë së konfiskuar është 32.4 kilogramë.

I dyshuari, me iniciale (N.M-Beograd) pas veprimeve të para hetimore, është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa hetimi i rastit vazhdon nga antidroga- Mitrovicë e Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *