Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka mbërritur në sheshin “Skënderbej” në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian i cili zhvillohet në Tiranë.
E pyetur nëse mendon se Shqipëria mund të anëtarësohet në BE brenda vitit 2030, Kallas tha se kjo është plotësisht e mundur.
“Po mendoj që Shqipëria po bën një progres të shkëlqyer kur vjen puna për reformat. Për ne është…nga ana e Evropës duhen bërë hapat e duhur, ju duhet të bëni reformat, por ka një moment poolitik kur të gjithë duan që procesi i zgjerimit të ndodh”, tha ajo