Gjatë takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama Shefja e politikës së jashtme e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, foli edhe për zhvillimet në Kosovë dhe rajon. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Kallas u shpreh se duhet të normalizohen marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. “Ne diskutuam edhe zhvillimet në rajon. I vlerësoj këshillat, komentet që më keni dhënë për situatat në Ballkanin Perëndimor. Në lidhje me Kosovën dhe Serbinë, nuk mund të ketë ecuri pa normalizimin e marrëdhënieve të dy vendeve. Më pas, do të shkoj në Bosnje dhe Hercegovinë. Jam mirënjohëse që jam këtu dhe mezi pres të vij në takimin e komnitetit politik evropian”, ka thënë Kallas.
Kallas kërkon normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!