Në ditën e tretë të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi takim bilateral me Kryeministren e Islandës, Kristrún Frostadóttir.
Kryeministri Kurti e uroi kryeministren Frostadottir për detyrën e re dhe e falënderoi për mbështetjen e palëkundur të Islandës ndaj Kosovës, veçanërisht në proceset integruese të Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë në Këshillin e Evropës. Me këtë rast, kryeministrja Frostadóttir rikonfirmoi mbështetjen e Islandës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.