Ish- Presidenti Thaçi vizitoi varrin e babait të tij

Tri ditë pas ceremonisë së varrimit të Haxhi Thaçit, Specialja ia ka lejuar Thaçit vizitën në Burojë të varri i babait të tij. 

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Ish-presidenti Hashim Thaçi, tek varri i prindit la këtë mesazh .“Te varri yt erdha i fundit, babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë më dorë, do t’i falënderoj të gjithë! Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”.

Pastaj Thaçi ka qëndruar në shtëpinë e tij po në fshat, për të ndarë dhimbjen e ngushëllimet me familjarët e tij. 

Vizita për ngushëllime e Thaçit po realizohet me masa të rrepta mbrojtëse nga EULEX-i.


Për këtë ka reaguar Nasim Haradinaj, ish-nënkryetari i OVL të UÇK-së.

“E sollën sot në kohë të pa kohë, sa për sy e faqe e që nuk e kanë asnjë pikë në vetëvetën e tyre e le më ajo njerëzorja që ju mungonë në total”, ka shkruar ai në facebook.

Jozyrtarisht raportohet se Thaçi do të qëndrojë sonte në Kosovë, dhe nesër do të ketë mundësi të takohet sërish me familjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *