Ish- Presidenti Thaçi niset për në Hagë

Screenshot

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili qëndroi për dy ditë vizitë në Kosovë, është nisur për në Hagë. Derisa Thaçit po largohej nën masa të rrepta sigurie, grupi i te rinjve që ishin mbledhur për të protestuar thërrisnin emrin e tij dhe të UÇK-së.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, ai është vizituar nga familjarët e tij.

Fillimisht, ai ka pasur një vizitë nga tre vëllezërit e tij dhe më pas është vizituar edhe nga bashkëshortja, Lumnije Thaçi.

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, vetëm pas pesë ditësh që i vdiq babai, Gjykata Speciale, ia ka lejuar ardhjen në Kosovë.

Dje, fillimisht ai ka bërë homazhe te varri i babait, duke vendosi kurora lulesh.

Më pas, ai është lejuar të shkoi në shtëpinë e tij, ku ka qëndruar me familjen e tij të ngushtë për disa orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *