Ish- ministrja e Financave paralajmëron pasoja për ekonominë

Ish-ministrja e Financave dhe nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas deklarimeve të kryetarit të Bordit të ZRRE-së, se rryma nga 1 prilli i këtij viti do të shtrenjtohet dhe se ata që kanë paguar 50 euro, do të paguajnë 58. Bajrami ka thënë se kjo rritje do të ketë pasoja të rënda për ekonominë e vendit dhe për mirëqenien e qytetarëve. Bajrami thotë se rritja e çmimit të energjisë “është goditja e parë, por jo e fundit, sepse kur bizneseve u rriten shpenzimet, atëherë çmimet e të gjitha produkteve bazë do të rriten përsëri si: çmimi i bukës, qumështit, vajit, sheqerit, transportit dhe çdo produkti tjetër të domosdoshëm për jetesë”.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *