Intervenim i rrallë në QKUK

Për herë të parë në Kosovë, në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare në QKUK, u realizua me sukses stentimi i arterieve karotide, një procedurë e avancuar që ndihmon në parandalimin e sulmeve në tru dhe komplikimeve të rënda shëndetësore.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Ky sukses u arrit falë bashkëpunimit mes ekipit mjekësor të Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Anestezionit dhe me përkrahje profesionale nga Dr. Dimitrios Nikas nga Universiteti i Janinës, Greqi.

Projektin për aparaturë dhe renovim të sallave janë mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Banka Botërore

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Dr. Hajriz Rudari, e cilësoi këtë si një epokë të re për shëndetësinë kosovare, duke mundësuar trajtime të avancuara për pacientët tanë.

” Tre pacientët e parë që iu nënshtruan kësaj procedure janë në gjendje të mirë shëndetësore. Kjo metodë minimizon rrezikun e operacioneve të hapura dhe siguron një rikuperim më të shpejtë për pacientët”, ka thënë dr, Rudari. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *