Policia e Kosovës ka ndaluar 12 persona, 10 prej tyre të mitur, në dyshimin se kanë hyrë me flamuj shqiptarë në Mitrovicën e Veriut.
Zëvëndësdrejtori i Policisë së Kosovës, në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se 12 personat e ndaluar, 10 prej tyre të mitur, kanë hyrë në veri të Mitrovicës me flamuj shqiptarë, derisa dyshohet gjithashtu se janë sulmuar me gurë nga disa serbë.
Tutje, ai sqaroi se nuk ka vepër për përdorimin e flamujve, teksa shtoi se policia është duke e trajtuar ketë rast, pasi që personat janë të mitur dhe se ky rast është hapur si ‘dëmtim kriminal’.
Elshani ka bërë të ditur se të gjithë të ndaluarit janë liruar.
Ndërkohë, politikani serb Aleksandar Arsenijeviq ka publikuar në “Facebook” video ku shihen duke festuar me vetura me flamuj shqiptarë.