Hoxha: S’tolerojmë tejkalim të autorizimeve policore

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka thënë se institucioni që drejton nuk do të tolerojë çfarëdo forme të tejkalimit të autorizimeve policore.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Ai gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e diplomimit të 279 kadetëve të policisë foli edhe për rastin e vdekjes së qytetarit 27-vjeçar, Agon Zejnullahu në Lipjan.

“Ju garantoj se nuk do të tolerojmë çfarëdo forme eventuale të tejkalimit të autorizimeve policore, andaj kërkoj fuqishëm që Inspektorati i Policisë së Kosovës, hetimet tona të brendshme dhe institucionet e tjera relevante, të përdorin të gjitha burimet e nevojshme për të hetuar rrethanat e vdekjes së qytetarit tonë”, ka thënë ai.

Gjatë ceremonisë së diplomimit të kadetëve të rinj të Policisë së Kosovës, Hoxha ka premtuar se nuk do të ketë abuzim apo keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Oficerët tanë hetues janë urdhëruar të bashkëpunojnë ngushtë me Inspektoratin Policor, për të siguruar një pasqyrë të saktë të këtij rasti fatkeq. Nga pozita e drejtorit të Policisë së Kosovës, do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore bazuar në epilogun dhe rezultatet e një hetimi të plotë”, ka thënë ai.

Hoxha ka shprehur ngushëllimet e tij ndaj familjes së 27-vjeçarit, i cili u arrestua gjatë një ndërhyrjeje të Policisë së Kosovës në Lipjan dhe më pas u raportua i vdekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *