Associated Press ka raportur se zyrtarët federalë në ShBA kanë nisur një hetim ndaj Jack Smith, ish-këshilltarit të posaçëm që hetoi Donald Trumpin dhe ish-kryeprokurorin e Hagës para rizgjedhjes së tij për një mandat të dytë.
Zyra e Këshilltarit të Posaçëm, një agjenci federale e pavarur, konfirmoi hetimin të shtunën, pas raportimeve të tjera nga media. Smith u emërua këshilltar i posaçëm nga prokurori i përgjithshëm i atëhershëm, Merrick Garland, në nëntor të vitit 2022 për të hetuar Trumpin.
Trump dhe aleatët e tij republikanë, përfshirë senatorin Tom Cotton, kanë akuzuar Smithin për shkelje të Ligjit Hatch, një ligj federal që ndalon zyrtarët publikë nga angazhimi në aktivitete politike.
Smith ngarkoi dy çështje federale kundër Trumpit në prag të zgjedhjeve presidenciale të 2024-ës. Pas rizgjedhjes së Trumpit, Smith tërhoqi këto çështje — të cilat nuk ishin çuar në gjykatë — për të shmangur ndjekjen penale ndaj tij, duke ndjekur praktikën e zakonshme të Departamentit të Drejtësisë. Më pas, Smith dha dorëheqjen si këshilltar i posaçëm.
Senatori Cotton, nga Arkansas, kërkoi të mërkurën që Zyra e Këshilltarit të Posaçëm të hetojë Smithin, duke pretenduar se veprimet e tij kishin për qëllim të ndihmonin atëherë Presidentin Joe Biden dhe nën-presidenten Kamala Harris, të dy demokratë, sipas AP.
Media amerikane kanë raportuar të shtunën se OSC po heton Jack Smithin për shkelje të dyshuara të Aktit Hatch, një ligj që ndalon aktivitetet politike nga zyrtarët qeveritarë.
Kjo vjen pasi Tom Cotton, një senator republikan nga Arkansas, i bëri thirrje OSC-së të hetojë Smithin për “ndërhyrje të pashembullt në zgjedhjet e vitit 2024”.
Smith ishte caktuar nga ish-Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland në nëntor 2022 për të mbikëqyrur hetimet federale ndaj Trump.
Të dyja rastet që ai hetoi çuan në ngritjen e akuzave penale kundër presidentit, i cili u deklarua i pafajshëm dhe kërkoi t’i cilësonte ndjekjet penale si të motivuara politikisht. Çështjet u mbyllën më vonë pas fitores së Trump në zgjedhjet presidenciale në nëntor 2024, pasi rregulloret e Departamentit të Drejtësisë ndalojnë ndjekjen penale të një presidenti në detyrë.
Jack Smith, përveç akuzave të ngritura ndaj Donald Trump, është personi që ia ka ngritur aktakuzën edhe Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale të Hagës.
Dhe këtë e bëri, pikërisht kur Thaçi ishte në Aeroplan duke shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ta firmosur një marrëveshje me presidentin Donald Trump.
Ai për disa vite ishte në krye të të gjitha hetimeve në Hagë, ku më pas dha dorëheqje për ta vazhduar hetimin ndaj Trumpit. Nacionale