Haxhiu: Deputetët që nuk po votojnë po shkelin Aktgjykimin e Kushtetueses

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se deputetët të cilët nuk po marrin pjesë në votim po e shkelin Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, kjo, sipas saj, është shumë shqetësuese, derisa i ka bërë thirrje atyre për reflektim.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

“Për mua dhe për Vetëvendosjen shqetësuese është se nuk po zbatohet  Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Pra, nga ata që përditë flasin që ne nuk po e respektojmë Kushtetutën, pikërisht ata po e shkelin Aktgjykimin e Gjykatës që nuk po marrin pjesë në votim. Ky është veprim bllokues. Vota për nuk është bllokuese, urojmë që të reflektojnë, sepse kjo sjellje është e papranueshme”, tha ajo.

Ajo tha se tendenca e opozitës është të bllokojnë procesin. “Opozita po vazhdon me një qasje të papranueshme duke mos marrë përgjegjësinë që u takon. Është përgjegjësi që të votojnë për, kundër apo të abstenojnë. Është përgjegjësi e tyre për të konstituuar kuvendin. Duhet të dalim tashmë nga kjo situatë. Nëse nuk pajtohen më këtë komision le të votojnë kundër. Mendoj që kjo është sjellje e papranueshme, mendoj që secili nga ne duhet ta marrë përgjegjësinë”, tha Haxhiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *