Hasani thirrje VV-së: Reflektoni, propozojeni për kryeparlamentar një kandidat që është i afërt e i dashur

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka reaguar pas dështimeve të njëpasnjëshme për zgjidhjen e kryetarit të Kuvendit, duke i bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të reflektojë dhe të ofrojë një kandidat të pranueshëm për të gjithë spektrin politik.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

“VV duhet të ofrojë një kandidat konsensual, një kandidat që është i pranueshëm” ka deklaruar Hasani.

Duke folur për përgjegjësinë që sjell pozita e kryeparlamentarit, Hasani theksoi rëndësinë që kandidati të jetë figurë unifikuese dhe jo përçarëse në skenën politike.

‘’Ai duhet të na përfaqësojë ne, Kosovën, shtetin, ai duhet të jetë njeri i afërt, i dashur, i mirësjellur për të gjithë e jo të jetë një njeri që e dëmton imazhin e vendit,’’ tha ai