Hasani: Albulena Haxhiu e ka konsumuar të drejtën, është propozuar për kryeparlamentare dhe s’është zgjedhur tri herë

Profesori Enver Hasani beson se Albulena Haxhiu e ka konsumuar të drejtën e saj për të provuar deri në tri herë që të zgjidhet kryetare e Kuvendit, sipas dispozitivit të fundit të Gjykatës Kushtetuese të bërë publik të premten.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

“Me rregull, gjykuar sipas këtij dispozitivi, unë besoj që ajo e ka konsumuar të drejtën e saj”, tha ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese në Frontal në T7.

“Ajo është propozuar dhe s’është zgjedhur tri herë”, tha Hasani.

Ai tha se po ta shkruante arsyetimin e aktgjykimit, do ta përmendte këtë dhe do të votonte për të.

Hasani tha se e sheh të vështirë “që gjykata të gjejë interpretim tjetër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *