Haradinaj; Sulmi i mbrëmshëm, vazhdimësi e logjikës terroriste të lidershipit në Serbi

Pas sulmit të mbrëmshëm me granatë ndaj pikës së Postës së Kosovës në Zveçan, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se e sheh këtë akt si pjesë “të qëllimeve agresive të Serbisë”. “Sulmet e përsëritura mbi institucionet e Republikës së Kosovës dëshmojnë qartë qëllimet agresive të Serbisë, andaj edhe sulmi i mbrëmshëm është vazhdimësi e logjikës terroriste të lidershipit në Serbi”, ka deklaruar Haradinaj. Ai ka vlerësuar punën e Policisë së Kosovës dhe institucioneve të sigurisë, duke theksuar se “ato po dëshmojnë aftësinë dhe gatishmërinë për të sjellë para drejtësisë ata që guxojnë të cenojnë rendin dhe ligjin në vend”. Haradinaj ka bërë thirrje për mbështetje të pakushtëzuar për institucionet e sigurisë nga Qeveria e Kosovës, duke paralajmëruar se vendi “nuk guxon të bëhet një bazë për elemente terroriste”. 

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *