Haradinaj: Qëllimi i Kurtit me mbajt peng Kosovën s’ka ndryshu, aktgjykimi sqaroi se duhet votim i hapur

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është deklaruar para vazhdimit të seancës së Kuvendit, pas publikimit të aktgjikimit të Gjykatës Kushtetuse

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Ai ka thënë se ky aktgjykim ka sqaruar se duhet votim i hapur. 

“Do të kthehemi në parlament pas vendimit të Gjykatës, tashmë dihet është sqarua se duhet të jetë votim i hapur dhe njëkohësisht është sqarua se një kandidat që nuk merr votën s’mund të kandidojë mbi tri herë , po ashtu është edhe afati 30 ditor edhe njëherë.”, deklaroi Haradinaj.

Ai tha se nuk kanë votë për Albulena Haxhiun por, kanë votë për ndonjë kandidat tjetër nga LVV-ja i cili sipas Haradinajt është unifikues.

“ Nëse sot do të ishte Konjufca ose Saranda , ose Shqipe Hetemi do të votojshim”, tha Haradinaj.

Kur u pyet se nëse nuk do të arrihet të konstituhohet Kuvendi as pas 30 ditësh ai tha se do të vërtetohet qëllimi i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Për fat të keq unë besoj që qëllimi i tij  nuk ka ndryshu, është me vazhdu me mbajt peng Kosovën, me udhëheq me Kosovën pra në mënyrë jo të ligjshme , me mbajt peng Kosovën.”, u shpreh Haradinaj.