Haradinaj: Mbetem për qeveri të opozitës, nuk ulem në tavolinë ku është Vetëvendosja

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se s’sheh asgjë të keqe në ftesën e LDK-së për takim për konsulta për qeveri, por tha se ai nuk ndryshon qëndrim për një qeveri të udhëhequr nga opozita.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Ai tha se takohet me LDK-në e PDK-në, por s’pranon të ulet në një tavolinë është Vetëvendosja.

“Dje e kam parë qëndrimin e LDK-së. Ajo çka mund të them e mirëpres mundësinë e konsultave, cila formulë, cili opsion, tani qëndrimet ndryshojnë. Unë angazhohem për qeveri të opozitës. Vazhdoj me mbet në këtë qëndrim, ndërsa jam i hapur për konsulta me partitë parlamentare të opozitës”.

“Ftesa për konsultë nuk ka diçka të keqe. Unë konsultohem bilateral, AAK-LDK, trilateral e PDK-në, nuk e shoh të keqe një ftesë për konsultë për qeveri. Unë personalisht angazhohem për një qeveri të opozitës, por s’na pengon propozimi i LDK-së për konsulta për opsionin qeverisës në të ardhmen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *