Haradinaj: Albulena Haxhiu nuk është figurë unifikuese

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përsëritur se Albulena Haxhi nuk është figurë unifikuese, dhe nuk do ta votojnë për kryetare të Kuvendit.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Pas përfundimit të seancës, ai tha se do të ishte në interes të Vetëvendosjes po të propozonte ndonjë kandidaturë unifikuese. 

“Nëse VV s’gjen zgjidhje tjetër, ta shohim si do të ecim më tutje. Do të ishte edhe në interes të tyre të propozojnë ndonjë kandidaturë unifikuese, dhe ta tejkalojmë.

Jemi të insteresuar që të ecim përpara si opozitë, nk është gjendje e mirë me mbajtë kësht Kosovën, mundemi me diskutu kush e ka përgjegjësinë, fajin, faji bie mbi atë që s’ka shumicë, dhe nuk mbtet ndonjë opsion bashkëpunimi”, ka thënë Haradinaj. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *