Gjykata Supreme ka publikuar 43 vendimet pas ankesave që aty kishin dërguar subjekte politike e kandidatë për deputetë, kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Në njoftimin e tyre për media thuhet se nga 43 ankesat sa i shqyrtuan, 20 ankesa janë refuzuar, 11 janë hedhur si të palejuara, 9 prej tyre janë pranuar dhe 3 ankesa janë pranuar pjesërisht.
I fundit vendim i tyre, për të cilin ishin në pritje të vendimmarrjes KQZ-ja, ishte ai PDAK-LPB-së e cila u refuzua nga Supremja si e pathemeltë.
Ankesa e tyre ishte kundër vendimit të PZAP-së e që kishte të bënte ndaj rezultateve të QNR-së për votat e diasporës me postë.