Hapet Ambasada e Kosovës në Malajzi

Presidentja Vjosa Osmani, ka bërë hapjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kuala Lumpur, Malajzi. “Një dritare e re për vendin tonë, me plot mundësi për bashkëpunim edhe më të thellë me Malajzinë. Një prani edhe më e fuqishme diplomatike në një nga rajonet më strategjike në Azi”, ka shkruar Osmani. Më tej Presidentja ka thënë se ambasada do të jetë

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

një shtëpi më shumë e Kosovës, ku do të avancohen interesat e qytetarëve tanë, do të fuqizohen aleancat tona dhe do të mbrohet me vendosmëri shenjtëria e sakrificës së popullit të Kosovës për liri e shtet”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *