Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka shkuar në Hagë për t’i vizituar ish-krerët e UÇK-së dhe ish-bashkëpartiakët Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli në paraburgimin e Gjykatës Speciale.
Hamza tha se ata i gjeti “të fortë” dhe se i la “plot shpresë”.
Edhe një herë në Hagë për t’i vizituar presidentin Thaçi dhe kryetarin Veseli. I gjeta të fortë dhe i lashë me plot shpresë se e vërteta e luftës sonë çlirimtare së shpejti do të triumfojë. Me qëndrueshmërinë e tyre, me besimin e palëkundur në drejtësinë, në Kosovën tonë dhe aleatët tanë, ata vazhdojnë të jenë frymëzim për të gjithë ne.
E vërteta historike, ajo që populli ynë e ka përjetuar, padyshim se do të rikonfirmohet edhe në Hagë. Kosova, me padurim, tanimë është duke i numëruar javët dhe ditët e rikthimit të tyre, me bashkëluftëtarët e tyre, në mesin tonë”, shkruan Hamza.