Guvernatori Ismaili informoi znj. Bassani mbi zhvillimet kryesore në sektorin financiar të Kosovës, reformat e ndërmarra në kuadër të Planit Strategjik të BQK-së, si dhe mbi projektet në zbatim me mbështetjen e Grupit të Bankës Botërore. Ai theksoi përparimin e bërë nga BQK-ja në procesin e para-aplikimit pranë Komisionit Evropian për anëtarësim në SEPA.
Paraprakisht, Guvernatori Ismaili mori pjesë në takimin e Konstituencës së Bankës Botërore, të kryesuar nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Financave të Belgjikës, z. Jan Jambon. Guvernatori Ismaili paraqiti pikëpamjet e tij për zhvillimin e mëtejshëm të projekteve dhe për prioritetet e përbashkëta, duke theksuar përkushtimin e Kosovës për partneritet dhe bashkëpunim në realizimin e tyre.