Emisari special i presidentit amerikan, Richard Grenell, ka reaguar kundër Gjykatës Speciale dhe gjykimin që po u bëhet ish-krerëve të UÇK-së.
Grenell ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social X, ku ka shpërndarë një postim të gazetarit Fitim Çeku, duke shkruar: “Ndalni fondet për këtë gjykatë! Është gjithçka politikë. Miliarda janë shpenzuar dhe shpërdoruar.”
Ky reagim erdhi pasi Çeku postoi një shkrim ku shihet se kryeprokurorja e Speciales, Kimberly West, dhe prokurorja tjetër Silvia D’Ascoli, kishin pëlqyer një postim ku kritikohet presidenti Donald Trump.