Goditet një grup kriminal në Gjilan

Policia e Kosovës është deklaruar në lidhje me aksionin e gjerë që është realizuar dje pasdite në Gjilan.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Nga Policia është bërë e ditur se ky aksion u zhvillua nga Drejtoria e Hetimeve të Krimeve Kibernetike, veprimeve hetimore, me mbështetjen edhe nga njësitë tjera relevante policore, ku janë zhvilluar kontroll në tri lokacione të ndryshme në Gjilan, me ç’rast janë arrestuar tre persona të dyshuar.

“Të dyshuarit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, dhe në grup edhe me persona të tjerë, dyshohet se kanë mashtruar qytetarë të ndryshëm kryesisht shtetas të huaj, duke i joshur përmes thirrjeve telefonike, përdorimit të identiteteve të rrejshme dhe metodave të sofistikuara dhe kanë arritur t’i bindin që të investojnë në bursa fiktive dhe kriptovaluta”,thuhet në njoftimin e policisë

Këtë veprimtari kriminale të dyshuarit dyshohet se e kanë ushtruar nga një lokacion (zyrë) e modifikuar si qendër e thirrjeve e cila ka qenë e kundërligjshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *