Gjykata pranon kërkesën e Prokurorisë për paraqitjen e Kurtit si dëshmitar

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovë ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesën që kryeministri në detyrë, Albin Kurti të paraqitet për të dhënë dëshmi si dëshmitar në dyshimet se ka pasur keqpërdorime të rezervave shtetërore.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, e cila ka bërë të ditur se kërkesa po shqyrtohet nga gjykata.

“Kërkesa nga Prokuroria Speciale është pranuar dhe aktualisht është në proces shqyrtimi nga gjykata”, ka thënë Gashi.

Prokuroria Speciale e kishte ftuar kryeministrin në detyrë tre herë për intervistim, por nuk është paraqitur. Kurti ka thënë se është i gatshëm të japë dëshminë, por ka kërkuar që prokurorët mund ta intervistojnë në zyrën e tij. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *