Gjykata pezullon vendimin e ZRrE-së për “tregun e lirë”

Bizneset e sfiduan ligjërisht vendimin e ZRrE-së dhe Gjykata Komerciale mori vendim preliminar për “pezullim” të vendimit të ZRrE-së. Gjykata Komerciale e Kosovë vendosi “pezullim” deri në një vendim përfundimtar këtë çështje, raporton portali Nacionale. 

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!
  • I. APROVOHET si i bazuar propozimi i paditësit… L.L.C për caktimin e masës së sigurisë për shtyrjen e ekzekutimit të Njoftimit.
  • II. PEZULLOHET ekzekutimi i Njoftimit të datës 03.06.2025 për moslejimin e paditësit/propozuesit të shfrytëzojë furnizimin nga shërbimi universal, i nxjerrë nga Zyra e Rregullatorit për Energji, derisa Gjykata të vendosë me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditësit.

Oda Ekonomike e Kosovës bazuar në këtë vendim të Komerciales kërkoi nga ZRRE të pezullojë vendim/njoftimin për të ashtuquajturin treg të lirë.

Oda Ekonomike e Kosovës njofton se Gjykata Komerciale në Prishtinë ka marrë vendim për pezullimin e njoftimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) lidhur me daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Bazuar në këtë vendim, OEK i kërkon ZRrE-së që të pezullojë njoftimin për daljen në tregun e lirë të energjisë dhe të ndalojë çdo veprim që mund të ndikojë negativisht në funksionimin e bizneseve.

OEK fton ZRrE-për bashkëpunim të ngushtë për të hartuar së bashku një fazë tranzitore të drejtë dhe të zbatueshme, duke theksuar se OEK nuk është kundër daljes në tregun e lirë, por ka kërkuar vazhdimisht që ky proces të realizohet me një plan të qartë tranzicioni, që siguron stabilitet për bizneset dhe qytetarët e Kosovës

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve Vendor, Kushtrim Ajvazi, njoftoi se vendimi për tregun e lirë “është pezulluar” dhe se “e vërteta triumfoi”.

“PEZULLOHET VENDIMI PËR TREGUN E LIRË! Pas qëndrimit të palëkundur – e vërteta triumfoi! E dëshmuam ditë e natë që ishte një vendim i gabuar dhe i dëmshëm për bizneset e posaqërisht për prodhuesit tanë. Nuk kishte as analizë, as llogari, as drejtësi. Kishte vetëm ngutje dhe padrejtësi. Sot u kthye një frymëmarrje shprese. Faleminderit të gjithëve që nuk u lodhën së ngrituri zërin. Prodhuesit duhet të frymojnë lirshëm. Ky është vetëm fillimi. NUK DO TË NDALEMI DERI NË FUND”, tha ai. Nacionale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *