Gjykata e Apelit kthen në rivendosje çështjen e sheshit “Xhorxh Bush

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e komunës së Prishtinës për sheshin ‘Xhorxh Bush’.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Ai ka njoftuar se Gjykata e Apelit e ka anuluar vendimin e mëparshëm të Gjykatës Themelore, duke kthyer çështjen për rishqyrtim.

“Ky vendim i ri i Gjykatës së Apelit vërteton se kemi pasur të drejtë dhe se veprimi ynë ka qenë në përputhje me interesin publik dhe ligjin.E kemi thënë dhe do ta themi sërish: qendrat e qyteteve moderne nuk ndërtohen mbi ndotje, zhurmë dhe privilegje të vjetra, por mbi parimin që qyteti u takon KËMBËSORËVE, jo MAKINAVE” shkruan Rama.‘Shndërrimi i një rruge në shesh publik nuk është vendim momental, por strategji afatgjatë për zhvillim urban, mbrojtje të mjedisit dhe përmirësim të cilësisë së jetës’ thekson ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *