Gjuro Macut, kryeministër i ri i Serbisë

Gjuro Macut u bë emri më i kërkuar në Serbi më 6 prill, pasi presidenti i vendit, Aleksandar Vuçiq, e nominoi atë për kryeministër të vendit.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

“Besoj se ai do ta sjellë një diskurs ndryshe në jetën tonë politike dhe do të ndihmojë në lehtësimin e tensioneve. Mendoj gjithashtu se ai do të bëjë shumë gjëra të mira dhe të rëndësishme për vendin tonë”, tha Vuçiq.

Tensionet të cilave iu referua Vuçiqi nxitën dorëheqjen e kryeministrit të deritanishëm, Millosh Vuçeviq, në janar, pas tre muajve protestash të udhëhequra nga studentët në gjithë Serbinë.

Protestuesit kanë kërkuar llogaridhënie, duke e akuzuar Qeverinë për korrupsion dhe për mbikëqyrje të dobët të rindërtimit të stacionit të trenit, pasi 16 njerëz humbën jetën kur një strehë prej betoni u shemb në Novi Sad në nëntor.

Kush është Gjuro Macut?

Në fjalimin e tij të parë para parlamentit më 15 prill, Macut tha se protestat e udhëhequra nga të rinjtë janë shprehje natyrale e pakënaqësisë, por kritikoi taktikat, si bllokimi i rrugëve dhe shkollave.

“Kur ua mohoni të tjerëve të drejtën për arsim dhe lëvizje, bëheni uzurpator i lirive të të tjerëve”, tha ai, duke premtuar mbështetje për përfshirjen e të rinjve, por vetëm brenda kuadrit ligjor dhe kushtetues.

Ai u zotua se do t’i rihapë universitetet, duke thënë se Serbia është “e lodhur nga bllokadat dhe përçarjet”.

Macut premtoi gjithashtu do ta ruajë qëndrimin e tanishëm të politikës së jashtme të Serbisë dhe ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme për serbët etnikë në Kosovë.

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, të cilën Serbia ende nuk e pranon, ka pasur tensionet të vazhdueshme mes dy vendeve.

Këto tensione lidhen kryesisht me serbët etnikë në veriun e Kosovës, të cilët nuk e njohin autoritetin e Prishtinës dhe kanë tentuar t’i ruajnë struktura paralele të qeverisjes me mbështetjen e Beogradit.

Bashkimi Evropian e udhëheq dialogun mes dy vendeve që nga viti 2011, me synimin për t’i normalizuar marrëdhëniet mes tyre. REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *