Gjermania  e shqetësuar për mosformimin e institucioneve të reja në Kosovë

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka thënë të mërkurën se ia ka shprehur presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, shqetësimin e tij në rritje me vonesat në formimin e institucioneve të reja në Kosovë.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Gati tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, Kosova ende nuk i ka formuar institucionet e saj, për shkak të mospajtimeve mes disa prej partive më të mëdha parlamentare për postin e kryetarit të Kuvendit.

Në një reagim në rrjetin social Bluesky, Rohde thase partitë politike në Kosovë duhet të veprojnë shpejt për formimin e institucioneve dhe duhet t’i shohin interesat shtetërore para atyre partiake.

“Në peizazhin e sotëm global që po ndryshon me shpejtësi, veprimet e shpejta janë të domosdoshme dhe çështjet shtetërore duhet gjithmonë të vihen para politikave partiake”, shkroi Rohde. REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *