Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë 

Një trup pa shenja jete është gjetur në bulevardin “Bill Klinton” në Prishtinë, të mërkurën rreth orës 18:15. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë, Agron Borovci. 

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, mashkull, rreth 57 vjeç, është pa shenja jete”.

“Aktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen me qëllim zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka thënë Borovci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *