Gjendet armatim në Prizren

Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren, përmes rrugëve operative e hetimore kanë arritur tek informacioni se i dyshuari N.T. viti i lindjes 1977, mashkull kosovar është në posedim të armëve pa leje.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Me të pranuar informacionin, është njoftuar Prokurori i Shtetit me leje të së cilit është realizuar kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit.

Gjate kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: 

1. Një (1) Pistoletë e tipit AREX e kalibrit 9×19,

2. Një (1) pushkë gjysme automatikë e tipit Crvena Zastava, 

3. Një (1) karikator i pistoletës, 

4. Gjashtë (6) fishek të kalibrit të panjohur, 

5. Dy (2) fishek me gaz,

6. Dyzet e një (41) fishek të armëve të gjata, 

7. Një (1) karikator i pushkës gjysme automatike, 

8. Një (1) palë dylbi të tipit ZRAK ON-M76.

Ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penal ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve’’, thuhet në njoftimin e policisë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *