Gërvalla pjesëmarrëse në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Luksemburg, ku do të marrë pjesë në darkën e përbashkët të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, darkë pune kjo e cila zhvillohet në margjinat e takimit të rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, ku ndër temat e agjendës është edhe procesi i zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Ky takim joformal është organizuar me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, znj. Kaja Kallas, dhe synon të ofrojë një platformë për një shkëmbim të hapur dhe të drejtpërdrejtë mes shefave të diplomacisë së vendeve të BE-së dhe atyre të rajonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *