Gara për kreun e BKH, SPAK njofton 7 kandidatët e mbetur për fazën e radhës së testimit

SPAK ka njoftuar shtatë kandidatët e mbetur në garë për fazën tjetër të testimit.Siç bëjnë me dije burimet e gazetares së Top Channel Anila Hoxha komisioni i posaçëm ka njoftuar pretendentët për drejtimin e BKH-së se duhet të paraqiten të martën datë 22 korrik ora nëntë për testin e esesë me shkrim. Kjo fazë vjen pas asaj të testit fizik që u krye në ambientet e RENEA-s.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Kandidatët që konkurrojnë për drejtimin e BKH duhet të paraqiten në zyrat e SPAK.

Në 31 gusht i mbaron mandati Aida Hajnajt dhe në 1 shtator duhet të marrë drejtimin me mandat 5-vjeçar drejtori i ri i cili duhet të kalojë disa teste e më pas pasi të kualifikohet nga tre prokurorë i propozohet për emërim KLP shpjegoi, Anila Hoxha.TCH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *