Ganimete Musliu propozon Këshill Ndërpartiak të Politikave Kombëtare

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar rreth krizës politike në vend me mos konstituimin e Kuvendit, duke thënë se mungesa e koordinimit kombëtar mbi çështjet kritike strategjike po e kërcënon jo vetëm hartimin e politikave koherente, por edhe legjitimitetin afatgjatë të vetë shtetit. 

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Deputetja më tej ka shtuar se inatet sipas saj, të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, bashkë me mungesën e vizionit politik po shpërfaqin pasojat më të shëmtuara të mungesës së konsensusit politik kombëtar.

‘‘Situata e krijuar po nxjerr në pah se edhe në një demokraci parlamentare, një person mund t’i mbajë peng të gjitha institucionet demokratike duke e bllokuar kështu politikën e Kosovës në një cikël populizmi dhe improvizimi. Çdo gjë është shndërruar në një spektakël; çdo propozim trajtohet si i ricikluar, çdo përpjekje institucionale shpërfillet si naive’’, ka thënë ajo mes tjerash.

Musliu në reagimin e saj ka dhënë idenë e krijimit të një Këshilli Ndërpartiak të Politikave Kombëtare.

‘‘Mandati: Të ofrojë konsultime të strukturuara, konfidenciale dhe jo-detyruese mbi çështjet kryesore kombëtare – dialogun me Serbinë, reformën e sundimit të ligjit, integrimin evropian, politikat arsimore dhe jo vetëm; Përbërja: Një përfaqësues nga secila parti parlamentare, i rinovueshëm me secilën legjislaturë, i kryesuar në një bazë rotative gjashtëmujore; Korniza: Mbështetur nga një sekretariat i integruar brenda Kuvendit ose Presidencës për të siguruar vazhdimësinë dhe memorien institucionale; Masat mbrojtëse: Mbledhjet të mbahen jashtë protokollit(kjo mund të shqyrtohet për shkak të transparencës), me procesverbale të arkivuara për llogaridhënie. Anëtarët të nënshkruajnë deklaratën për të evituar konfliktin e interesit’’, ka shkruar ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *