Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump është taktikë e mirë

Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Daniel Fried, thotë se, edhe nëse administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, nuk është plotësisht e fokusuar te Kosova tani, është e rëndësishme të vazhdohet dialogu dhe të kërkohen aleatë brenda saj.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

“Është e dobishme të fillosh të krijosh kontakte dhe zakone komunikimi për kur të vijë momenti”, thotë ai në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Fried e shoqëroi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në disa takime që zhvilloi javën e kaluar në SHBA.

I pyetur të komentojë deklaratat e saj se Trump ka parandaluar së voni një përshkallëzim të situatës nga Serbia në Kosovë, Fried thotë se nuk i di detajet.

“…por është gjithmonë e mirë si taktikë t’ia atribuosh meritat administratës Trump”, thotë ai.

Në intervistën dhënë REL-it, Fried flet edhe për ngërçin në Kuvendin e Kosovës, zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe SHBA-së e të tjera.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Fried, do të doja ta filloja këtë intervistë duke ju pyetur për krizën politike që po vazhdon në Kosovë. Tash e tre muaj, vendi është pa Kuvend funksional. Partia fituese në zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje, këmbëngul në kandidaten e saj për kryeparlamentare dhe në votim të fshehtë. Partitë që ishin në opozitë, kundërshtojnë.

Si e shihni këtë ngërç politik në aspektin e funksionimit demokratik dhe të përgjegjësisë institucionale?

Daniel Fried: Si amerikan, nuk jam në pozitë të filloj t’i kritikoj kosovarët për vështirësitë dhe mosfunksionimin politik. Mjafton ta shikoni Uashingtonin këto ditë…

Unë mendoj se Kosova ka nevojë për një qeveri funksionale, por i duhet edhe aftësi për t’u përballur me sfidat e saj në mënyrë të qëndrueshme dhe energjike.

Ngërçi i zgjatur politik nuk është problem në vetvete, për aq kohë sa zgjidhet me formimin e një qeverie që mund ta bëjë punën e vet.

Pra, nuk jam i alarmuar nga problemet aktuale, por Qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të jetë e aftë të bashkëpunojë me SHBA-në, Bashkimin Evropian dhe të përballet me sfidat e brendshme – përtej problemeve që ka me Serbinë. REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *