Në përvjetorin e 17 të shtetësisë së Kosovës, misioni i forcave amerikane në NATO, ka shkruar në platformen “X” për përkushtimin e tyre për ruajtjen e paqes e stabilitetit në Kosovë.
“Kjo javë shënon 17 vjetorin e deklarimit të pavarësisë së Kosovës, një testament për qëndrueshmërinë dhe përkushtimin e popullit të Kosovës. Ne shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt për ushtarët e SHBA dhe forcat aleate për punën e tyre të paçmuar përmes misionit të KFOR-it, një operacion për mbështetjen e paqes i nisur në vitin 1999. Përpjekjet e tyre vazhdojnë për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhë në këtë postim të misionit të forcave amerikane në NATO.