Euforia e tifozllëkut

Euforia e tifozllëkut se cili ishte heroi e cili jo, nga diskutimi i paprecedent publik në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë në mes të Presidentit Trump, Zv. Presidentit Vance dhe Presidentit Zelensky, në mesin tonë si shqiptarë është indikatori më i mirë, ndoshta, se ende na duhet shumë punë e angazhim për të kuptuar peshën tonë reale në dinamikën e re gjeopolitike globale. 

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

A thua do ishte më mirë për ne që krejt këtë energji ta fokusonim në objektivat tona, në hallet tona? Politika jonë e jashtme dhe diplomacia do kenë rol jetik në katër vitet në vijim. 

“Uniteti në dallime” është shtegu i vetëm i suksesit për ne.

Në shkrimin tim para pak dite, Porosi pa Ekuivoke, kam paralajmëruar saktësisht këtë që tanimë e pa e gjithë bota–çasjen pa pardon të shefit të Zyrës Ovale, dhe kam treguar se çka duhet të bëjmë ne si Kosovë, sa më parë e sa me fuqishëm. 

Ndryshe, tifozllëk bëjmë sa të duam, por heronjtë e vërtetë janë ata që në lojë sjellin rezultatet e duhura, e jo turmat në tribina. Shkruar nga Faton Bislimi, anëtar ekzekutiv i Bordit të ligës qytetare Shqiptaro- Amerikane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *