Ekstradohet nga Spanja në Shqipëri, 25-vjeçari i akuzuar për tentim vrasje

Një 25-vjeçar, shtetas i Shqipërisë është ekstraduar nga Spanja, i cili akuzohet për tentim vrasje.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Rasti ka ndodhur në Kukës më 2023-ën, e që sipas policisë, i dyshuari në një lokal në lagjen nr. 5 në Kukës, ka tentuar ta vrasë duke e goditur me mjet prerës, viktimën A. E.

“Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Madridin, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në vijim të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u ekstradua nga Spanja në Shqipëri, shtetasi: S. C., 25 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta””.

‘Ky shtetas dyshohet se në një lokal në lagjen nr. 5, Kukës, ka tentuar ta vrasë, duke e goditur me mjet prerës, shtetasin A. E.”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *