Dyshohet për një vetëvrasje në Rrugën B në Prishtinë, pasi lëndoi të dashurën me thikë e ther edhe veten për vdekje

Para pak minutash në Rrugën B në Prishtinë dyshohet se ka ndodhur një rast i vetëvrasjes.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Sipas burimeve të Gazetës Express brenda organit të hetuesisë, dyshohet se një person pasi ka lënduar të dashurën e tij me thikë, është vetëlënduar poashtu me thikë dhe nga plagët e marra ka vdekur.

Dyshohet se e dashura e tij ka pësuar disa lëndime të lehta.

Gazeta Express ka kontaktuar dhe Zyrën për Media të Policisë së Kosovës dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare të PK-së.