Dy vdekje të dyshimta brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy vdekje të dyshimta.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Në raportin 24 orësh, policia ka bërë me dije se njëra nga vdekjet ka ndodhur në Obiliq, kurse tjera në Gjilan.

Viktima në Obiliq, sipas policisë është gjendur në shtëpinë e tij.

Është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Nga njësitë policore është sekuestruar një pistoletë me 4 copë fishekë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, është thënë në raportin 24-orësh të policisë.

Policia ka dhënë disa detaje edhe për rastin në Gjilan, ku një burrë që jetonte i vetëm është gjetur i vdekur.

“Më 16.04.2025 është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Sipas fqinjëve viktima kishte jetuar i vetëm. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, është thënë në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *