Tri vdekje të dyshimta brenda 24 orëve 

Screenshot

Është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Fushë Kosovë viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi, bëhet e ditor në raportin e Policisë së Kosovës. Rasti tjetër sipas Policisë ka ndodhur në Dobërqan të Gjilanit. Personi pa shenja jete është gjetur në veturën e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi. Kurse në Malishevë në Qendrën e Mjekësisë Familjare është sjellë nga familjarët viktima mashkull kosovar që sipas mjekëve ishte pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *