Dy të vdekur dhe dy të plagosur në Gjilan nga të shtënat me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Gjilanit, ku dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Rasti ka ndodhur rreth orës 12:32, në rrugën “Ibrahim Rugova”, kanë konfirmuar autoritetet.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Mjeku kujdestar në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e dy personave, ndërsa dy të tjerë janë dërguar për trajtim në Qendrën Emergjente të Gjilanit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. 

Gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë e ditur.

“Ju njoftoj se sot, më 10.08.2025, rreth orës 12:32 dyshohet se ka ndodhur një rast vrasjeje dhe plagosjeje me armë zjarri në Gjilan, në rrugën “Ibrahim Rugova”. Në këtë rast, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e dy personave, ndërsa dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në Qendrën Emergjente të Gjilanit.”

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Ismet Hashani, tha për Nacionalen se rasti po hetohet si “vrasje dhe plagosje me armë zjarri”.

“I dyshuari për këtë rast është një person mashkull, shtetas i Kosovës, i njohur për policinë, i cili për momentin është në arrati.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit. Policia e Kosovës, Njësitet e Hetimeve Rajonale, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, po hetojnë rrethanat e këtij rasti të rëndë,” tha Ismet Hashani. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *