Policia e stacionit në Ferizaj, në dy raste të ndara, ka ndaluar shoferët A. N. (36 vjeç) dhe A. B. (28 vjeç), të cilët në rrugën “Rexhep Bislimi” kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar. Në një zonë me kufizim shpejtësie prej 40 km/h, njëri nga shoferët po lëvizte me 77 km/h, ndërsa tjetri me 76 km/h.
Për këto kundërvajtje, policia ka shqiptuar masa ndëshkuese për secilin prej tyre: gjobë prej 200 eurosh, 2 pikë negative në patentë-shofer dhe pezullim të lejes së drejtimit për një periudhë prej 3 muajsh.


Policia apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut, me qëllim ruajtjen e sigurisë për veten dhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.